Kryetari i Shoqatës, Metush Dubova, ka thënë se kryetari Haziri i ka mbështetur me subvencione duke iu krijuar kushte më të mira.
Ndërsa, Haziri ka dhënë zotimin se në vitin e ardhshëm do ta ndërtojë shtëpinë e re për pensionistët sipas standardeve.
“Do të vazhdojmë me mbështetje financiare për pensionistët gjilanas. Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë shtëpinë e mbrojtur për pensionistët, e cila është sipas standardeve evropiane dhe mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Kuvajtit. Ju keni kontribuar shumë dhe këtë Gjilan e kemi nga puna e juaj, prandaj ju falënderoj shumë”, ka thënë Haziri, transmeton Klan Kosova.