Haziri për mbylljen e lokaleve në Gjilan: Dua të besoj se nuk është porosi

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar veprimet e inspeksionit sanitar natën e kaluar në Gjilan, duke i bërë thirrje qeverisë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të komunës.

“Është ndërhyrje në komunën sepse unë udhëheqi me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan”, tha kandidati për kryetar.

“Inspeksioni komunal është autoriteti kryesor dhe më i lartë, i cili merret me ndalim të veprimtarive dhe me hapje”.

“Bëj thirrje që task forca të mos ndërhyjë në kompetencat e komunës po koordinim me ne dhe inspeksionin komunal”.

“Është pjesë e një presioni ndaj ekonomisë dhe biznesi të vogël”.

“Ne kemi menaxhuar nga dita e parë dhe jemi një shembull për masat e zbatuara”.

Tutje, Haziri kritikoi edhe zyrtarët që dënuan lokalet.

“E kanë nga mosnjohja ose nga porositë, po du me besu qe nuk është porosi”, u shpreh Haziri, transmeton Klankosova.tv.

“Është goditje e institucioneve të Gjilanit”.

“25 dënime për disa muaj janë të papërballueshme në kohën kur kemi pako të lehtësimit. Në njërën anë thuhet se qeveria ka lehtësuar masat për ekonominë, në tjetrën bizneset dënohen me 15 mijë euro”, përfundoi Haziri.

Të ngjashme