Haziri: Po presim fitoren në komunën e tretë pa balotazh, pas numërimit të votave me kusht dhe ato të diasporës

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë para mediave se po presin numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për të konfirmuar komunën e tretë që kalon pa balotazh, duke mos cekur se për cilën komunë e ka fjalën, raporton Gazeta Express.

“Ne po presim edhe numërimin e votave me kusht dhe ato të diasporës për të konfirmuar edhe komunën e tretë që kalon pa balotazh”, tha ai.

“Marrëveshje politike nuk do të ketë me askënd por do të kemi marrëveshje me qytetarët duke përfshirë të gjitha komunat.Vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët e tona, në nivele lokale mund të ketë kontakte joformale por në këtë nivel nuk kemi bërë ftesë zyrtare për të ndërtuar koalicione me asnjë parti”, tha ai.

Të ngjashme