Haziri: Po punojmë në ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në vlerë 600 mijë euro

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve, për të parë nga afër marra e ndërmarra për parandalim kundër Covid-19.

Haziri ka konfirmuar se Stacioni i Autobusëve do të jetë në planin e investimeve në këtë vit.

“Meqë transporti publik është ndërprerë, përmes menaxhmetit, ne po punojmë në projektin për ndërtimin e Stacionit të ri, që e kap shumën prej 600 mijë euro dhe që i plotëson nevojat për transprotin urban dhe ndër-urban. Ndërmarrja është menaxhuar mirë dhe s’ka shkaktuar asnjë borxh në gjashtë vitet e fundit”.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avni Hajrullahu, ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19, ndërkaq e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që u ka dhënë, njofton Komuna e Gjilanit.

“Stacioni i Autobusëve në Gjilan do të jetë me një sistem të avancuar digjital dhe më moderni në rajon”, tha Hajrullahu.

Ndryshe, afro 1 milion njerëz njerëz në vit qarkullojnë në Stacioninn e Autobusëve në Gjilan.

Të ngjashme