Lutfi Haziri, pak pasi është konfirmuar se Isa Mustafa është zgjedhur sërish në krye të LDK-së, ka thënë se është i lumtur për këtë rezultat.
Ai nuk ka dashur të komentojë qëndrimet që kanë shprehur ish-lideri i kësaj partie Fatmir Sejdiu dhe ish-deputetja Melihate Tërmkolli.
I përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër si pjesë e marrëveshjes politike të arritur brenda kësaj partie, Lutfi Haziri nuk ka dashur të komentojë këtë gjë.
“Prej sot e tutje, LDK-ja del me politika përgatitore për t’u përballë me zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
“Procesi sipas procedurës përfundoj me zgjedhjen e kryetarit të LDK-së me dy kandidatura ndërmjet Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu nuk e pat mbështetjen për konfirmim të kandidaturës për shkak të numrit të vogël të delegatëve”.
“Natyrisht tash kemi me zgjedh trupën kryesore që është organ përfaqësues i kuvendit dhe do të ketë tash procesin e votimit. Unë jam i lumtur që marrëveshjen e propozime e kanë pranuar të gjithë edhe dy kandidatët, por nuk u arrit një konsensus”.
“Duke qenë iniciatorët i marrëveshjes jam shumë i lumtur që njerëzit e LDK-së dhe kandidatët kemi arrit me përballu bashkërisht sepse ne nuk kemi rivalitet brenda LDK-së”.