Haziri thotë se Serbia është strehë e terroristëve

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi mes kriminelit Milan Radojiçiq dhe ish ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, nuk është befasi për të.

Ai tha se Serbia nuk është vetëm burim i destabilizimit dhe financuese e terrorizmit, por edhe strehuese e tij. Haziri deklaroi se nuk është befasi takimi i ish-ambasadorit të Serbisë në ShBA, Gjuriq me kriminelin Radojiçiq.

Nga Gjilani, ai kritikoi dhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se dëmi i është shkaktuar vendit nga vendosja e masave të BE-së, kalon 400 milionë euro./rtk

Të ngjashme