Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, para fillimi të mbledhjes së kryesisë ka thënë se në takim do të diskutohet për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.
“Mbledhja ka të bëjë për zgjedhjet e 7 qershorit, për çështjen dhe kjo është qëllimi kryesor në funksion të mobilizimit dhe bashkimit”, tha ai.
Kurse, Lushaku-Sadriu tha se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për rikthimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në LDK, pra për bashkimin e madh të së djathtës.
