Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka ftuar qytetarët e Malishevës që të marrin pjesë në tubimin e radhës të kësaj partie, duke e cilësuar këtë organizim si një mundësi për të shprehur besimin, energjinë dhe unitetin qytetar.
Hazrolli ka theksuar rëndësinë e bashkimit të qytetarëve për të sjellë ndryshimin dhe për të fuqizuar përfaqësimin e Malishevës në institucionet e vendit.
“Këtë të diel, Malisheva bëhet zëri i besimit, i energjisë dhe i bashkimit”, ka shkruar Hazrolli.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të LDK-së, duke theksuar se ndryshimi bëhet i mundur kur qytetarët veprojnë së bashku.
“Ju ftoj të bashkohemi në Tubimin e LDK-së për të dëshmuar se kur qytetarët bëhen bashkë, ndryshimi bëhet i mundur”, ka deklaruar ai.
“Le ta dëgjojmë zërin e Malishevës. Le ta forcojmë zërin tonë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë kandidati i LDK-së.
“Ju pres me respekt dhe mirënjohje”, ka përfunduar ai.