Hazrolli: Rahoveci, Prizreni e Dragashi po dëshmojnë se koha për ndryshim po vjen

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka thënë se gjatë takimeve të mbajtura në Rahovec, Prizren dhe Dragash ka parë mbështetje të madhe nga qytetarët, të cilët sipas tij po kërkojnë ndryshim dhe më shumë përgjegjësi në qeverisje.

Hazrolli përmes një postimi ka deklaruar se këto tri komuna e kanë pritur me zemër të hapur dhe me një mesazh të qartë për të ardhmen politike të vendit.

“Rahoveci, Prizreni dhe Dragashi na pritën me zemër të hapur dhe me një mesazh të qartë, koha për ndryshim po vjen”, ka shkruar ai.

Sipas Hazrollit, në secilin takim është vërejtur përkrahje dhe besim se Kosova meriton më shumë zhvillim dhe mundësi për qytetarët.

“Në secilin takim pamë përkrahje, energji dhe besim se Kosova meriton më shumë zhvillim, më shumë mundësi dhe më shumë përgjegjësi në qeverisje. Faleminderit të gjithë qytetarëve që u bashkuan me ne në këto tubime dhe që po e bëjnë gjithnjë e më të fortë frymën e fitores”, ka theksuar Hazrolli.

Ai ka shtuar se Rahoveci, Prizreni dhe Dragashi janë dëshmi se mbështetja për subjektin e tij politik po rritet vazhdimisht.

“Rahoveci, Prizreni dhe Dragashi janë dëshmi se rruga jonë po forcohet çdo ditë”, ka shtuar Hazrolli.

Të ngjashme