HDZ kryeson zgjedhjet parlamentare në Kroaci, por pa shumicë absolute

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviç u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti një shumicë absolute, sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet paraprake.

”Pasi janë numëruar 31,7% e votave, HDZ dhe katër aleatët e saj kanë marrë 37,3% të tyre ose 65 nga një total prej 151 vendeve parlamentare”, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Zagreb.

Aleanca e majtë liberale e opozitës, e cila është e afërt me Presidentin Zoran Milanoviç, doli e dyta me 41 vende dhe 26,1% të votave, treguan rezultatet paraprake të pjesshme.

Vendi i tretë i takoi Lëvizjes nacionaliste të djathtë për Atdheun me 10 mandate, duke përfaqësuar 6,4% të votave.

Pjesëmarrja e votuesve iu afrua një rekordi, pasi dy orë e gjysmë para mbylljes së qendrave të votimit, ajo ishte 50,6%.

Këto zgjedhje ishin një rivalitet i ashpër midis Milanoviçit, një socialdemokrat miqësor ndaj Moskës, dhe konservatorit Plenkoviç.

Plenkoviç është në detyrë që nga viti 2016, ndërkohë që HDZ ka qenë në pushtet për 26 nga 33 vitet që nga pavarësia e Kroacisë./ atsh

Të ngjashme