Është hedhur poshtë aktakuza në rastin e në rastin “Z-Mobile” ku të akuzuar kanë qenë Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj dhe ndaj të njëjtëve ka pushuar procedura gjyqësore.
Lajmin e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati i Agron Mustafës.
“Ne gjatë procedurës kemi mbajtur qëndrimin se aktakuza ndaj Mustafës është e pabazuar sepse pretendimet faktike të Prokurorisë nuk mbështesin dyshimin e bazuar se Agron Mustafa ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës”, ka thënë Qerkini për KTV-në.
Mustafa e Qerimi, ish-kryeshefa ekzekutivë të Telekomit, dhe Gjonbalaj, ish-kryetar i Bordit, ishin akuzuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës, ndërsa rasti ka të bëjë me marrëveshjen PTK- Z-Mobile.