Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri akuzoi VV-në se ka keqpërdorur 10 milionë euro për të financuar aktivistët e partisë.
Murati ka thënë se kjo është shpifje dhe fakti se Tahiri nuk qëndron mirë me matematikën pasi 10 mijë persona arrijnë shifrën 1.3 milionë euro dhe jo 10 milionë tregon më së miri për shpifjen e tij.
“Meqenëse është e disata herë që po duhet me marr fjalën dhe me i përsërit gjërat por me të vërtet është shqetësuese se si deputetë dhe ish ministra që nuk i njohin ligjet ose të paktën ashtu po prezantohen dhe ashtu po mbajnë fjalime domethënë mënyra se si flasin lë për të kuptuar se nuk i njohin ligjet. Kjo ndoshta po e tregon faktin sesi përfundojmë shpesh herë më ligje të këqija të pazbatueshme dhe ne ligje copy paste se një pjesë e madhe e deputetëve as që i lexojnë ligjet dhe as që dinë se për çfarë bëhet fjalë kur ju vjen një pikë e rendit të ditës për me e diskutu”
“Sa i përket disa gjerave që u thanë në lidhje me punësim ose paga të militantëve fakti që matematiken e kanë gabim tregon se është shpifje. Pra 10 mijë persona bëjnë 1.3 milionë euro e jo 10 milionë. Unë kam dëgju ta zëmë se ata persona qe se din matematikën shkojnë në juridik por nashta është gabim ose ndoshta me disa përjashtime. Puna e Ministrisë e Shëndetësisë’, ka thënë Murati.