Hekurudha që bashkon islamin

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 11:19 | Nga

I vendosur në cep të një rruge të pluhurosur, stacioni në Aman i hekurudhës Hejaz mund fare lehtë t’ju humbë prej syve.

Për të mbërritur aty, duhet kaluar përgjatë shtigjeve rrugore që u ngjasojnë labirinteve e që përdridhen përgjatë qendrës historike të qytetit, për t’u shtrirë lart në kodra dhe u përvjedhur përgjatë lokacioneve të njohura, si Kalaja e lashtë apo Teatri romak, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Shtegu drejt stacionit është pesë kilometra i gjatë; kur ka trafik të dendur, siç ka rëndom në kryeqytetin e Jordanisë, mund të zgjasë më shumë.

Por që në hapin e parë, kur e kaloni portën prej guri, krijohet ndjesia sikur keni hyrë në një epokë tjetër. Aty, lokomotivat me avull janë akoma mbreti. E sulltani osman e kontrollon një territor që shtrihet prej Bosnjës moderne në Det të Zi deri në Basra e Bejrut.

Sikurse në ditët e lavdishme të Perandorisë, pritjet janë të larta se hekurudha mund ta bashkojë botën myslimane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme