Vendet e prapambetura shihen nga aeroplani. Këto vende nuk kanë hekurudhë ose kanë, por nuk iu funksionon kurse në shoqërinë e tyre temë dominuese e debatit është religjioni. Pra, në këtë kategori gjendet Kosova, populli i të cilit vend gëzohet pa masë se nga viti 2024 mund të udhëtoj pa viza në kontinentin për të cilin beson se i takon më shumë se tjerët.
Hekurudha, që nga zbulimi i trenit në Angli, ka qenë mjeti kryesor i zhvillimit të shoqërisë për shkak se u shpejtua bartja e mallit dhe njerëzve së bashku me idetë. Sot, treni ose hekurudha më e zhvilluar në Evropë është në Zvicër kurse në botë ende prinë Japonia. Kjo e tregon edhe nivelin ekonomik të këtyre vendeve.
Kosova ka hekurudhë që nga viti 1876 kur u hap linja Selanik – Mitrovicë. Pra, jo vonë nga vendet tjera evropiane nëse e kemi parasyshë se linja e parë hekurudhore në Gjermani në relacionin Nürnberg – Fürth është lëshuar në qarkullim më 1835. Por, problemi në këtë rast qëndron në faktin se Kosova nuk është zhvilluar përkundër kësaj përparësie. Në Kosovë askush nuk udhëton me tren. As mallrat nuk barten me këtë mjet transporti.
Edhe Kina, sikur Kosova, hekurudhën e parë e ka ndërtuar në vitin 1876. Por, shiheni hartën e hekurudhave të Kinës në vitin 2008 dhe atë se si është sot. Pra, kështu duket harta hekurudhore e vendit me ekonominë nr. 1 në botë.