Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë të përbashkët për medie me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë u njoftua se do të fillojë ndërtimin i parkut për energji të erës në Bajgorë.
Haradinaj tha se ky është projekti më i madh për energji të ripërtërishme.
Haradinaj tha se të mërkurën është nënshkruar përmbyllja financiare me BERZH-in, dhe përveç BERZH, projekti që parasheh investime prej 170 milionë euro, ka gjetur mbështetje financiare edhe nga bankat prestigjioze Erste Group Bank dhe NLB Bank, derisa mbulesa financiare është ofruar nga Agjencia Gjermane Euler Hermes.
“Dje është shënuar një sukses i madh për Kosovën është finalizuar procedura për parkun e erës në Bajgorës. Është projekti ma i madh i energjisë së ripërtërishme në vend”.
“Është projekt prej 170 milionë euro, është kompani gjermano-kosovare dhe izraelite. Kjo energji elektrike është shumë e nevojshme në Kosovë dhe me këtë ne i përmbyllim më herët zotimet për energji të ripërtërishme”.
Haradinaj, theksoi se ashtu sikurse ndërmarrjes SOWI Kosovo, Qeveria e Kosovës gjatë këtyre dy vjetëve u ka qëndruar pranë gjithë investitorëve në vend dhe atyre të huaj, duke ofruar gjithë përkrahjen.
“Projekti do të përfundon në vitin 2021, ky projekt ka bashkuar 7 shtete të ndryshme. Puna e përbashkët e qeverisë ka rezultuar me më shumë se 20 leje dua të falënderoj administratën për gatishmërinë e treguar dua të falënderojë edhe ambasadorin Held dhe ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme. Po fillon një epokë e re e investimeve strategjike”.
Ambasadori gjerman, Cristian Heldt, tha se me këtë projekt Kosova po tregon se mund të jetë vend i sigurt për investime.
Sipas tij, ky bashkëpunim dhe e besnikëri është mënyra më e mirë për të tërhequr investime e huaja dhe strategjike.
“Ky është projekti i parë në investimeve strategjike, një projekt i tillë mund të bëhet brenda kësaj kornizë ka pasur shumë sfida, kjo është një punë e mirë për të falënderuar gjithë administratën për bashkëpunimin”.
“Me nënshkrimin e BERZh-it kjo tregon një besim në mes të partnerëve, një besim që është treguar nga siguria e eksportimit”.
“Është një punë shumë e madhe dua të përmend edhe përfshirjen e Izraelit dhe kjo tregon që kur ka partneritet mund të merrni partner që asnjëherë nuk kanë investuar më parë në Kosovë”.
Kompania “SOWI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë nënshkruar të martën marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgorës, me kapacitet prej 105 megavatesh.
LEXONI EDHE: