Helmimi i qytetarëve në Deçan – Osmani e quan rast të çuditshëm, kërkon që kjo çështje të hetohet me urgjencë

Deçan | 13 Kor 2021 | 16:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku u helmuan rreth 1 mijë e 500 persona, tha se ky rast është i çuditshëm duke kërkuar nga institucionet e hetuesisë që këtë çështje ta trajtojnë me urgjencë, raporton Ekonomia Online.

“Të helmuarit janë në gjendje stabile. U njoftuam me problemet që janë ballafaqua për shkak të mungesës së barnave. MSh-ja ka konfirmuar se do të furnizohet me barna. Ne do të presim rezultatet e hetimet është rast shumë i çuditshëm, pasi fshatrat që janë furnizuar nga i njëjti ujësjell janë ankuar, por po ashtu edhe fshatrat që nuk janë furnizuar nga ky rrjet i ujësjellësit janë ankuar. Përpos analizave kimike po presim edhe analizat biologjike. Po pres që institucionet e hetuesitë ta trajtojnë rastin me urgjencë”.

“Si institucione ofruam mbështetjen e plotë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se e gjithë potenciali i Qeverisë është nën dispozicionin e komunës së Deçanit.

“Si qeveri jemi të ndërgjegjshëm, kryetari ka shpallur gjendjen emergjente, kemi filluar koordinimin mes kolegeve të tjera për të gjetur zgjidhjen në këtë komunë, jemi të interesuar që të punojmë në cdo aspekt, ajo se çfarë është menduar se mund të jetë I një far mikrobi në ujë momentalisht nuk është konfirmuar. Qytetarët e Deçanit i sigurojmë se të gjitha institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe ato të sigurisë, do të jenë në dispozicion që sa më parë ta kthejnë normalitetin në këtë komunë, duke zbardhur këtë çështje dhe duke trajtuar secilin qytetar që ka nevojë për trajtim mjekësor”.

Gjithashtu, ajo edhe përmes një komunikate për medie tha kanë theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë komunës së Deçanit në përballimin e kësaj situate emergjente si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë jo vetëm pajisjen me barnat e nevojshme, por edhe ndihmën konkrete në furnizim të banorëve me ujë të pijshëm, ndihmë me personel mjekësor, ekspertizë laboratorike dhe të tjera.

“Ministri Mehaj shprehu gjithashtu gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në forma të ndryshme për daljen nga kjo situatë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme