70 persona janë helmuar nga ushqimi ditën e djeshme në një lokal në Tropojë. Policia e Tropojës bën me dije se ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e para mjekësore.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ata kanë konsumuar ushqim në lokalin e Dashmir P. në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.
Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.
Po ashtu, pas hetimeve policia thotë se ka vënë në pranga Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pronarin e lokalit ku ndodhi edhe helmimi.