Sherr në Tropojë, kushërinjtë përplasen me armë zjarri

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Paraditen e sotme dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Kasaj të Tropojës.

Sipas policisë situata ka degjeneruar deri në kanosje me armë zjarri.

Z.A., 62 vjeç ka kanosur me armë të afërmin e tij, shtetasin R.A., 57 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat.

Pas marrjes së informacionit për kanosje, policia ka arrestuar të moshuarin, por nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme