Organizata “Help Kosovo” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Prizrenit për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up me pajisje për aktivitetin e tyre në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.
Në vitin 2019 Help dhe Komuna e Prizrenit do të mbështesin së paku 40 biznese me pajisje si dhe me trajnime për aftësim të të bërit biznes.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe deklaroi se kjo është një mundësi shumë e mire për bizneset e reja (start-up) dhe bizneset e vogla që kanë nevojë për pajisje.
Koordinatorja e Programit të Help, Shqipe Breznica prezantoi detaje të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë projektit siç janë: organizimi i takimeve informuese me qytetarë ku do të informohen të gjithë të interesuarit rreth aplikimit, pas së cilës do të jetë një afat i caktuar për të aplikuar.