Henderson nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Liverpooli, Jadon Henderson, iu ka dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e vet, duke nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.

Mesfushori anglez është lojtari më i fundit në ekipin e Jurgen Kloppit që ia përkushton të kuqve të ardhmen afatgjate, raporton Gazeta Express.

Ai i ndoqi hapat e Virgil van Dijk, Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Fabinho dhe Andy Robertson.

Henderson iu bashkua Liverpoolit nga Sunderlandi më 2011, ndërsa marrëveshja e re do ta mbajë atë në Anfield deri më 2025.

Marrëveshja e deritanishme e Hendersonit do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.

Kjo bëri që të kishte thashetheme se ai mund të largohej nga Liverpooli këtë verë, me Atletico Madridin dhe Paris Saint-Germainin që e vëzhguan situatën e tij.

Pasi nënshkroi kontratë të re me Liverpoolin, Hendersoni tha: “Natyrisht se jam shumë krenar dhe i nderuar që po e vazhdoj këtë rrugëtim. Kam mësuar dhe jam rritur shumë gjatë kohës sime këtu dhe për këtë duhet t’i falënderoj shumë njerëz”.

“Për mua dhe familjen time është i jashtëzakonshëm vazhdimi i këtij rrugëtimi. Shpresoj që tifozët dhe klubi ndihet njëlloj”, shtoi ai.

Të ngjashme