Herolind Nishevci është në garë për të fituar medaljen e bronztë në Premier Ligën në karate, që po mbahet në Rotterdam të Holandës.
Sportisti i vitit 2017 në Kosovë në kategorinë +84 kg, shënoi fitore në luftën e parë, u mposht në të dytën, kurse në repesazh mundi italianin, Marino Simone.
Për medaljen e bronztë do të luftojë me francezin Filali Mehdi.
Kurse Fortesa Orana në kategorinë +68 kg, fitoi dy luftëra, ndërsa u ndal në të tretën.
Garuesit e tjerë: Alvin Karaqi, Orges Arifi, Diellza Dragusha dhe Adelina Rama, pësuan humbje në luftën e parë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.