Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Hetemin e ka përgëzuar për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.
“Kryeatrin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht”.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre”, ka thënë Bulliqi.