Hetemi uron Kadri Veselin për ditëlindje: Veriu ju pret

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Hetemi, ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në një postim publik, Hetemi ka vlerësuar kontributin e Veselit dhe ka theksuar lidhjen e tij me Veriun e Kosovës, duke shkruar se, pavarësisht se ndodhet larg familjes dhe qytetarëve, “zemra e tij ka qenë gjithmonë me Veriun”.

Ai ka rikujtuar edhe një deklaratë të Veselit për shqiptarët e veriut: “Shqiptarët e Veriut janë ata që e mbajnë gjallë Veriun — me sakrifica, me qëndresë dhe me dinjitet”.

Në urimin e tij, Hetemi i ka dëshiruar Veselit shëndet, durim dhe kthim sa më të shpejtë pranë qytetarëve, duke shtuar mesazhin: “Veriu ju pret”.

Postimi është shoqëruar me sloganet politike #BedriHamzaKryeminister, #pdk125 dhe #stopkrizes, si dhe me thirrjen: “Të gjithë për Veriun, Veriu i të gjithëve!”.

Në fund të postimit, kandidati ka prezantuar edhe numrin e tij zgjedhor, Shaqir Hetemi – 106.

Të ngjashme