BE hetim për çmimet e ilaçeve të kancerit

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 18:55 | Nga

Komisioni i Bashkimit Evropian ka vendosur të fillojë hetime zyrtare kundrejt zbatueshmërive të çmimit për ilaçet e kancerit të kompanisë globale të ilaçeve Aspen Pharma, me qendër në Afrikën Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së ka njoftuar se ka nisur një hetim zyrtar për çmimet e ilaçeve të kancerit nga kompania Aspen Pharma.

Nga Komisioni i BE-së do të hetohet nëse kompania ka përdorur keq apo jo pozicionin e saj që mbizotëron në treg në lidhje me zbtueshmërinë e çmimit të 5 ilaçeve të ndryshme të kancerit të cilat shpëtojnë jetë.

Në komisionin e BE-së ishin drejtuar ankesa në lidhje për kompaninë në fjalë se ka rritur disa herë çmimin e ilaçeve të kancerit.

Mësohet se bashkë me institucionet e vendeve anëtare edhe Komisioni i BE-së ka autoritetin e mbikëqyrjes nëse ka apo jo ndonjë situatë në kundërshtim me konkurrencën në kompanitë të cilat veprojnë në BE. Komisioni i BE-së, në qoftë se ajo zbulon ndonjë situatë në kundërshtim me konkurrencën apo me ligjet antitrust, i jep fund kësaj ose iu vendos gjobë të lartë kompanive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme