Hetimet për “Stenta”, suspendohen e dorëhiqen disa drejtorë

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 15:56 | Nga

Lidhur me ngritjen e aktakuzave për stenta në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës njofton se ka marre vendim për largim të përkohshëm nga pozita menaxheriale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Drejtori i përgjithshëm, paraprakisht ka njoftuar bordin drejtues të SHSKUK-së, nga i cili ka marrë përkrahjen e plotë për veprime ligjore konform kompetencave të tij.

Po ashtu, deri sot në ora 15:00 është pritur dorëheqja e tyre, por për shkak të mos reflektimit të tyre për të paraqitur dorëheqjes nga pozitat menaxheriale, në ora 15:00, u janë shtypur vendimet për largim të përkohshëm.

Po ashtu, njoftojmë se dorëheqjen e kanë paraqitur drejtori Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dy(2) shefa të reparteve në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe një (1) në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme