Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK, nën autorizimin e prokurorit të rastit dhe sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kontroll (bastisje) tek një lokacion në qytetin e Fushë Kosovës, nën dyshimin e shmangies tatimore.
Subjekti biznesor, tek i cili është kryer bastisja, në vazhdimësi ka lëshuar fatura dha ka bërë transaksione të dyshimta (fiktive), ku shumë subjekte të tjera kanë përfituar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Për të gjitha veprimet në terren është informuar dhe raportuar tek prokurori i rastit.
Aksionin në fjalë është zhvilluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.
Vetëm për periudhën janar-tetor 2018 Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka zhvilluar 265 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre 17 lokacione të bastisura, ku vlera e shmangies tatimore është konstatuar mbi 7 milion euro.