Hetuesit e Korrupsionit arrestojnë 3 persona

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve, një ish pronar i një kompanie të derivateve, përmbarues privat dhe një menaxher kompanie.

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.  

I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës.   

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

I dyshuari M. A.  në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14,131,529.97 € në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Të ngjashme