Hetuesit e OBSh-së mbërrijnë në Kinë për të vizituar spitalin e Wuhanit

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Një ekip hetuesish nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila po heton origjinën e pandemisë së coronavirusit, ka kryer një vizitë në një prej spitaleve të Wuhanit ku janë trajtuar disa prej pacientëve të parë me COVID-19

Spitali Jinyintan ishte ndër të parët që ka trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus në fillim të vitit që lamë pas.

“Sapo u kthyem nga vizita në spitalin Jinyintan, i specializuar në sëmundje infektive dhe dedikuar për trajtimin e rasteve të para në Wuhan”, tha virologu holandez Marion Koopmans në Twitter. “Histori mjaft të ngjashme me ato që kemi dëgjuar nga mjekët e pavijoneve të terapisë intensive në spitalet tona”. 

Ekipi u takua për herë të parë me mjekët kinezë të premten, përpara se ekspertë në shëndetin e kafshëve dhe virologjisë vizituan një tjetër zonë të rëndësishme Spitalin e Hubeit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme