Heynckesit i pëlqen Emre Cani

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 14:50 | Nga

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka pranuar admirimin e tij për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Can tani po vjen në fundin e kontratës së tij në Anfield, me të që do të skadojë në qershor të vitit 2018.

Mesfushori i Gjermanisë do të jetë i lirë të angazhohet në një kontratë paraprake që nga 1 janari dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Gjiganti italian, Juventusi ka kohë që janë vënë pas shërbimeve të tij, por edhe trajneri i Bayernit, Heynckes lë të kuptohet se po e shikojnë situatën e tij.

 
“Emre Can është një djalë i mirë, ai është zhvilluar shumë mirë kohëve të fundit”, ka thënë fillimisht Heynckes.heyn

“Ai [Can] është shumë dinamik dhe i fuqishëm”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Ndryshe, gjiganti bavarez janë në gjah edhe për transferimin e një emri të rij për sulmin e skuadrës.
Treshja e Arsenalit, Alexandre Lacazette, Alexis Sanchez dhe Danny Welbeck, janë në radarin e klubit, ku njëri nga ta mund të transferohet në Allianz Arena.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme