Mbrëmë ka qenë nata e dytë e gjysmë finales së festivalit evropian “Eurovision 2021”, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” kaloi në finale të këtij festivali, shkruan Express Rozë.
Ditën e sotme, Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.
Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe më pas menjëherë do të jetë Anxhela me këngën ‘Karma’.
Finalja e madhe do të mbahet në Rotterdam më 22 Maj, pra të shtunën.