Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ndalur testimin klinik të ilaçit
hidroksiklorokinës për shkak se nuk ka shfaqur asnjë efekt te pacientët e prekur me Covid-19.
Testimi i njohur me emrin “Recovery”, është ndërprerë pasi nuk ka pasur asnjë provë të përfitimit nga ilaçi të cilin e ka përdorur dhe promovuar presidenti amerikan Donald Trump.
Në testim kanë marrë pjesë 1 mijë e 500 pacientë të prekur me koronavirus.
Të dhënat kanë treguar se pas 28 ditësh, 25 për qind e pacientëve që kanë marrë hidroksiklorokinë kanë vdekur, krahasuar me 23 për qind e atyre që janë trajtuar me ilaçe tjera.