Hidroksiklorokina nuk ka asnjë efekt ndaj virusit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ndalur testimin klinik të ilaçit

hidroksiklorokinës për shkak se nuk ka shfaqur asnjë efekt te pacientët e prekur me Covid-19.

Testimi i njohur me emrin “Recovery”, është ndërprerë pasi nuk ka pasur asnjë provë të përfitimit nga ilaçi të cilin e ka përdorur dhe promovuar presidenti amerikan Donald Trump.

Në testim kanë marrë pjesë 1 mijë e 500 pacientë të prekur me koronavirus.

Të dhënat kanë treguar se pas 28 ditësh, 25 për qind e pacientëve që kanë marrë hidroksiklorokinë kanë vdekur, krahasuar me 23 për qind e atyre që janë trajtuar me ilaçe tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme