Në kuadër të Institutit Junus Emre Prizren dhe Ministrit të zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri të Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e Ambasadorës së Republikës së Turqisë në Prishtinë Kıvılcım Kılıç në bashkëpunim me shoqatën “Podgorski Biser” u përkujtua Lufta e Çanakalasë në fshatin Gırnçar të Prizrenit.
Në fillimin me fjalimin e protokollit filloi ceremonia dhe prezantimet janë bërë në lidhje me historinë e Betejës së Çanakalasë në vazhdim bën lutje dëshmorëve të Çanakalasë, ku morën pjesë 12 njerëz nga fshati Gırnçare të mbetur në kujtimet e betejave të vjetra nga tregimet e pleqve. Gjithashtu kënga e Çanakalasë është kënduar në versionet turke dhe boshnjake, në prezantimin e një loje të suksesshëm teatri për Luftën e Çanakalasë ku janë emocionuar të gjithë të pranishëm. Në fund të programit, e cila simbolizon fitoren e Çanakalasë është bërë shfaqja me valle popullore.
Në përkujtimin ditor është dhuruar nga një plaket Ambasadores të Republikës së Turqisë në Prishtinë Kıvılcım Kılıç dhe Institutit Junus Emre ku nga grat e fshatit të Grnçares është dhuruar logo e Institutit me qëndisje artizanale.
Ceremonia u mbajt në sallën sportive të fshatit Grnçare, morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë Kıvılcım Kılıç, Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri, Zëvendës Ministri i Diasporës Bajram Çerimi , nga Konsullata e Republikë së Turqisë në Prizren Zëvendës Konsulli Cenk Şen, Koordinatori i TİKA në Kosova H. Burak Ceran, Zëvendësi i çështjeve fetare të Republikës së Turqisë Mustafa Tombaş, banorët e fshatit dhe udhëheqës kryesorë të opinionit nga komuniteti boshnjak.