Hill: S’mbaj mend të kem parë ndarje kaq të thella ndërmjet Prishtinës dhe Washingtonit

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për raportet e Kosovës dhe SHBA-së, për të cilat kohët e fundit është thënë se janë të rrezikuara të krisen.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill ka thënë se nuk mban mend të ketë parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Washingtonit.

“ Më duhet të them dhe kërkoj ndjesë që po shprehem kështu por ky është një proces. Dhe kjo nuk do të ndodhë në një moment, por në një periudhë kohore. Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet tëbëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit”, ka thënë ai.

Hill po ashtu ka thënë të enjten se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.

Të ngjashme