Ish-senatorja amerikane, sekretarja e Shtetit, Zonja e Parë dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, në llogarinë e vet në Twitter ka publikuar se vëllai i saj më i ri Tony Rodham ka vdekur të premten.
Clinton ka shkruar se vëllanë e mban ndër mend si person të dashur e shumë shpirtgjerë “që e ndriste dhomën me buzëqeshje” sapo hynte në të. Ajo nuk ka treguar se nga ç’sëmundje vdiq vëllai i saj, por ka shtuar se pas ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, përcjell AP.
Tony Rodham është lindur në vitin 1954 dhe është rritur në paralagjen e Çikagos bashkë me vëllanë e motrën, Hillary dhe Howm Rodham.
Agjencia theksoi se Tony kishte kryer punë të ndryshme, e kishte punuar edhe se gardian burgu, shitës sigurimesh dhe detektiv privat.
Ai po ashtu kishte punuar në Komitetin Demokrat Kombëtar dhe kishte ndihmuar në fushatën e motrës së vet.