Hillary Clinton nuk ia ka mbyllur derën mundësisë së kandidimit për presidente

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Një korrespondent i CNN, Jeff Zeleny deklaron se kohët e fundit, Clinton po u thotë njerëzve se nuk ia ka mbyllur derën ende mundësisë së garimit në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Ndërsa Clinton po mendon për të ardhmen e saj politike, kjo nuk do të thotë se ajo është gati për një përballje tjetër me Donald Trump apo se ka një plan konkret për këtë qëllim.

“Kjo nuk do të thotë se ka një fushatë që po përgatitet për këtë qëllim megjithatë ajo po i mban mundësitë në tavolinë” tha Zeleny.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme