Hillary: Trump më ndiqte ngado që shkoja, më rrëqethej lëkura nga frika

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 15:45 | Nga

Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka shkruar në librin e saj të ri se Donald Trump e kishte tmerruar duke e ndjekur nga pas nëpër skenën e një debati të fushatës zgjedhore dhe pyet veten nëse do të mund t’i kishte thënë Trumpit “zmbrapsu, ti njeriu i pështirë”.

Në disa pjesë të shkëputura audio nga libri i saj “Çfarë Ndodhi”, që u transmetuan sot në MSNBC, Clinton e përshkruan fushatën e vet nga vitit i kaluar si gazmore, përulësi, egërsuar dhe thjesht hutuese si dhe e pranon se i ka zhgënjyer miliona përkrahës duke humbur ndaj Trumpit në zgjedhjet e nëntorit.

“Kjo nuk është në rregull, mendova”, shkruan Clinton. “Ishte debati i dytë presidencial dhe Trump po shfaqej pas meje.”

Ajo shpjegon se si ishte frikësuar nga Trump gjatë një debati televiziv, pasi ai kishte filluar t’i shkonte pas ngado që ajo lëvizte, transmeton Express.

“Ishim në të njëjtën skenë dhe pavarësisht se kah ecja unë, ai më ndiqte nga afër, duke m’i ngulur sytë, duke bërë fytyra. Ndihesha tejet jo rehat. Thjesht më ndiqte shumë afër. Më rrëqethej lëkura,” shpjegon Clinton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme