Me 53 vota për, 21 kundër, deputetët e Kuvendit kanë hequr nga rendi i ditës pikat 1 dhe 2, të cilat ishin të paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Ndërsa pika 10 ishte e paraparë debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Largimi i këtyre pikave ishte propozim i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.