Hiqet nga regjistri i pronave restoranti që s’i pagoi qira komunës së Podujevës

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 10:45 | Nga

Restoranti që nuk i pagoi asnjëherë qira Komunës së Podujevës nuk figuron më si pasuri komunale.

Zyrtarët komunalë e kanë fshirë objektin afarist “Mileniumi 2000” nga ky regjistër. Aty nuk figurojnë edhe pasuri të tjera në vlerë prej 20 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj vjetor për Komunën e Podujevës ka tërhequr vërejtjen se ky veprim i komunarëve është në kundërshtim me rregulloren në fuqi.

“Sipas rregullores 02/2013, të gjitha pasuritë jo financiare, pas pranimit duhet të regjistrohen në regjistra kontabël, pavarësisht a janë të paguara apo pjesërisht të paguara. Zyrtari i pasurisë nuk ka respektuar kërkesat e rregullores dhe ka regjistruar vetëm pasuritë për të cilat është realizuar pagesa (bazuar në dokumentet përkatëse të pagesave të kryera). Një numër i pronave që janë në shfrytëzim dhe në pronësi të Komunës në vlerë prej 20,000 € nuk ishin përfshirë në regjistrin kontabël. Po ashtu objekti ‘Mileniumi 2000’ në pronësi të Komunës nuk figuronte në këtë regjistër”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme