Histori e padëgjuar, Thaçi tregon se si bashkë me Adem Jasharin kishin sulmuar forcat serbe në Skenderaj

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Është folur shpesh mbi raportet mes ish drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe komandantit legjendar, Adem Jasharit. Madje oponentët e ish-presidentit e kanë cilësuar të edituar një foto ku Thaçi është bashkë me Adem Jasharin.

Në fakt të dhënat e publikuara në librin “Shteti i ri, burrë-shtetasi modern”, tregojnë se Thaçi dhe Adem Jashari janë njohur dhe kanë bashkëpunuar mes vete qysh në fillim të viteve të 90-ta.

Në këtë libër, Thaçi flet për kohën e shkollës së mesme kur ai e admironte atë që më pas do të bëhej Komandant.

“E admiroja atë që kur isha në shkollën e mesme, ishte i veçantë për mua”, thotë Hashim Thaçi në këtë intervistë dhënë për dy gazetarët, Boger Boues dhe Suzy Jager – autorë të librit “Shteti i ri, burrë-shtetasi modern”.

Pos tjerash në këtë libër, Thaçi që tash ndodhet në Hagë, ka treguar edhe për një sulm që bashkë me Adem Jasharin ua kishin bërë forcave serbe.

“Pas kësaj ne takoheshim vetëm në fshehtësi, gjatë kohës që isha pro rektor i studentëve, për të diskutuar seriozisht se i të organizonim rezistencën nëpër qytete. Gjatë protestave e pashë për herë të parë Adem Jasharin, të armatosur deri në dhëmbë e së bashku hodhëm koktej Molotovi mbi automjetet e armatosura të serbëve”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme