A do ta thyejnë kuqezinjtë “tabunë” ndaj iberikëve, historia e dueleve

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 10:43 | Nga

Sonte (e diel), në “Loro Boriçi”, Shqipëria dhe Spanja do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë në historinë e sfidave mes tyre. Pesë ndeshjet e para janë zhvilluar në periudhën 1986-1993 dhe të gjitha kanë përfunduar me fitoret e iberikëve.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka qenë ajo e 22 shtatorit të vitit 1993, një sfidë kjo që rezulton se është tentuar të manipulohet.

Në atë kohë, një ndërmjetës spanjoll që fluturoi me aeroplan së bashku me skuadrën përfaqësuese, i ofroi Federatës Spanjolle të Futbollit mundësinë për ta manipuluar këtë përballje, një teori kjo që është mohuar nga Anhel Maria Vijar, transmeton Top Channel. Sfida përfundoi 5-1 për skuadrën e Spanjës që në atë kohë drejtohej nga Javier Clemente. (Het-trik realizoi Salinas, kurse nga një gol Toni dhe Caminero për Spanjën, ndërkohë që për kuqezinjtë golin e vetëm e shënoi Sokol Kushta)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme