Historia e taksistit i cili u qëllua në kokë gjatë sulmit në xhami

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një taksist që i shpëtoi masakrës në xhaminë e Christchurch, ka treguar historinë e pabesueshme të shpëtimit – dhe se si fqinjët e tmerruar ia mbyllën derën atij gjatë kaosit.

Mirwais Wiziri iku nga lufta në Afganistan për të gjetur paqe në Zelandë të Re dekada më parë. Ai ishte duke marrë pjesë në lutjet e së premtes me mikun e tij Haji Daoud Nabi kur sulmuesi arriti në xhaminë Al Nur, transmeton Gazeta Express.

Ngjarjet që pasuan më vonë ishin shumë gjak dhe tragjedi – me mikun e tij që u qëllua në kokë pranë tij, njëri nga 50 të vdekurit gjatë sulmit. Një plumb shkoi edhe në kokën e Wizir, por ai ia doli të kthehej në veturën e parkuar jashtë.

Ai ndaloi për pesë ose gjashtë minuta, duke marrë frymë thellë, me gjakun duke i rrjedhur poshtë kokës, ndërsa plumbat dëgjoheshin duke u shkrepur ende.

“Mendova se do të ndalonte”, tha ai të hënën, duke treguar historinë pranë një memoriali lulesh. “Nuk e dija se ky djalë kishte mijëra plumba, duke qëlluar të gjithë”, tha ai.

“Kështu, vrapova tek një shtëpi”, tha ai. Përderisa sulmuesi po qëllonte të tjerët jashtë xhamisë, Wiziri ndaloi tek një shtëpi. “Për shkak se trupat më kishin rënë sipër, kisha gjak nëpër rroba”, tha ai.

“Ishte një çift aziatik brenda në shtëpinë që ndalova. Kur më panë – u frikësuan, ma mbyllën derën. Ata e mbyllën derën, menduan se jam i rrezikshëm për ta. Ju thash, të lutem, më duhet një celular. Kërkova nëpër xhepa, e kisha harruar celularin, e kisha lënë celularin prapa.

Trokita në derë, duke iu thënë, të lutem kam nevojë ta thërras gruan. Ata më thanë, ik, ik, ik, ik. Nuk më kuptonin”.

Ai u dorëzua dhe shkoi tek një gardh. Më pas, ia doli të afrohej pranë rrugës Dean Avenue, rrugës në të cilën ishte xhamia. “Shkova atje dhe një 75 vjeçar po qëndronte aty dhe po fliste në celular”, tha ai.

“I thash të lutem ma jep celularin. Është urgjente. Emergjenca është rrugës, ka shumë njerëz të vrarë, ma jep celularin”.

“Ai ma dha celularin e tij. I shkreti po dridhej. Ai frikësohej nga gjaku. Kishte gjak kudo. Dhe më tha, kurrë nuk e lë derën e garazhit hapur. Dhe sot e lash hapur. Dera ishte hapur dhe ky burrë kishte nevojë për ndihmë, e ndihmova”.

I plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore. Waziri i tha atij t’ia shtypte plagën dhe gjaku ndaloi. Më pas, ai i tha atij ta mbyllte shtëpinë e tij – duke përfshirë garazhin – dhe iku nga shtëpia i sigurt.

Waziri iu lut dy grave pranë një rruge: “ju lutem, ju lutem, më merrni në shtëpi”. Të frikësuara, ato mbyllën derën e veturës dhe dritaret dhe u larguan”.

Ju thash: “Ju lutem më merrni, nuk do t’ju lëndoj, duhet të shkoj në shtëpi, nuk kam celular ta thërras gruan. Vetëm dua t’i tregoj se jam gjallë. Kam një fëmijë me aftësi të kufizuara në shtëpi dhe fëmijët e tjerë janë në shkollë”.

Eventualisht, Waziri arriti në shtëpi i sigurt. I plagosur, por i sigurt. Më vonë, ai mësoi për shkallën e horrorit. 50 njerëz të vdekur, pothuajse edhe aq të plagosur. Ai tani është i rrethuar nga miqtë, disa prej të cilëve kanë ardhur nga Australia për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme