Gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Maqedonia duhet të ketë një emër në të cilin nuk figuron emri Maqedoni. Kështu shprehet drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov, duke theksuar se për këto çështje duhet të gjendet një formulë, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Gjuha maqedonase është një formë e shkruar e një dialekti bullgarë të anës së Vardarit”, thekson ai.
I pyetur për emrin e Maqedonisë ai thotë:
“Greqia do të vazhdojë deri në fund dhe nuk ka presion që do ta largoj nga kërkesa për ndryshimin e emrit. Nëse maqedonasit insistojnë për ta mbajtur emrin, nuk ka asnjë shans. Dhe ata kanë të drejtë, sepse ajo është pjesë e trashëgimisë së tyre. Maqedonia e lashtë është pjesë e popullit grek dhe shtetësisë greke dhe ajo është zhvilluar plotësisht në atë që tani është Greqia, një rrip i ngushtë duke filluar nga Selaniku e përfunduar në malet shqiptare”, është shprehur ai.
Dimitrov është një historian bullgar dhe drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë.
Ai në Maqedoni është i njohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.
Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete – Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.