Në fshatrat Hoçë e Vogël dhe Retijë e Ulët të Komunës së Rahovecit , kanë filluar punimet për realizimin e projekteve kapitale për kubëzimin e rrugëve nëpër lagjet e këtyre dy fshatrave.
Në kuadër të projekteve të planifikuara që të fillojnë punimet gjatë vitit 2016 janë edhe kubëzimi i 14 rrugëve dhe rrugicave nëpër lagjet e fshatit Hoçë e Vogël me gjatësi prej 1590 metra. Ndërsa në fshatin Retijë e Ulët kanë filluar punimet në kubëzimin e dy rrugëve njëra me gjatësi 392.40 metra dhe tjetra me gjatësi 548.12 metra.