“Holiday Villages” po mbledh pushues nga e gjithë bota, shënon bashkëpunimin e parë me Fibula Travel

Ulqin | 29 Sht 2019 | 12:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ulqini, një pjesë kjo e bukur e Malit të Zi, nga qershori i vitit 2018-të u bë edhe me një kompleks tjetër hotelerik, i cili erdhi si atraksion për të gjithë ata që duan të kalojnë një pushim të këndshëm në këtë vend.

Ky është kompleksi “Holiday Villages”  me 353 dhoma, i cili kombinon komoditetin modern dhe mikpritjen e saj, ku në 96 për qind të saj përmban apartamente luksoze dhe është kompleksi i parë në Malin e Zi i cili vjen me një shërbim All Inclusive.

Për ta parë më afër këtë pjesë të veçantë të Ulqinit, ekipi i Ekonomia Online së bashku me gazetarë nga mediume të ndryshme dhe agjentë të ndryshëm të shitjeve, janë njoftuar nga afër me këtë  kompleks, pushim ky i cili u mundësua nga kompania turistike “Fibula Travel”.

Ajo çka e karakterizon këtë vizitë, është bashkëpunimi i kompanisë “Fibula” me kompleksin hotelerik “Holiday Villages”.

Harisa Hoxha, agjente e shitjes në kompaninë turistike “Fibula Travel”, thotë se Fibula këtë vit e ka startuar sezonin e parë si bashkëpunim me bregdetet shqiptare.

“Ka shumë atraksione, i ka pishinat e ka shërbimin all incluzive, diçka që ka ardhë e re në pjesën e Ulqinit, i pamë edhe tipet e dhomave, ndërtesat, e ka shërimin, diçka që e bën unik është shërbimi i tij, këtë sezon të verës e kemi fillu, ju e njihni Fibulan për Antalya dhe gjitha të tjerat, tani kemi filluar edhe me Ulqinin, bashkëpunimi ka fillu këtë vit, përveç Antalyas, nëse njerëzit e donë një pushim të dytë, e kanë edhe Ulqinin, pasi është edhe më afër dhe i ka atraksionet e veta, ka aktivitetet të ndryshme si për fëmijë, të rritur, pije dhe ushqim i kanë këtu, nuk kanë nevojë me dalë jashtë hotelit, ne e pamë Fibula, edhe hotelin e vjetër të Holiday Villages, që është Long Beach e që vitin tjetër ka me u renovu si pjesë, ku është ngjitë me këtë hotelin, po i lajmë me ardhë deri në Fibula, mandej ju tregoj unë ku me shku”, tha ajo.

Ndërsa Christian Jennions nga Anglia, i cili për herë të parë vjen në Malin e Zi, thotë se kompleksi hotelerik, Holiday Villages, është një vend në të cilin mund të gjesh mjaftë gjëra për tu argëtuar dhe për të kaluar fundjavën.

“Është një vend fantastik, unë këtu jam me familjen time dhe është një pjesë shumë e bukur dhe e dashur e botës. Për mua më të mirat është që këtu gjithmonë ke diçka të bësh, ke aktivitete të ndryshme për të rritur poashtu edhe për fëmijë, është një vend mjaft i sigurt por ka edhe një atmosferë shumë të shoqërueshme, është një vend i mirë që ta kalosh ditën”.

Të ngjashme