Ekonomia Online
FUNDIT

Homazhe për publicistin Ramiz Kelmendi

Homazhe për publicistin Ramiz Kelmendi

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sot nga ora 10:30, do të mbahen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi. Ndërsa, duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit. Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në […]

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sot nga ora 10:30, do të mbahen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi.

Ndërsa, duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.

Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.

Gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi u nda nga jeta, të mërkurën, në moshën 86-vjeçare.

Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë.

Të ngjashme