Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është bërë përurimi i kompletit të veprave të Anton Çettës, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet po shënohet në kuadër të shënimit të muajin nëntor i cili është shpallur muaji i Anton Çettës.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.
Kryeministri Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne.
” Përgëzojmë punën që kanë bërë këta hulumtues për personalitetin me emrin e të cilin identifikohen epokat.“Në fushën e tij, bashkë me veprimtarin në hulumtimet në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës,” u shpreh Kryeministri Hoti.
Ministrja e Rinisë Kulturës e Sportit Vlora Dumoshi, tha se ky aktivitet po shënohet në kuadër të muajit të Anton Çettës, të shpallur nga kryeministri Hoti.
Ajo tha se duke e vlerësuar Çettën, si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar ka themeluar edhe çmimin Anton Çeta
“Viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së profesorit Anton Çetta. Edhe sot së bashku jemi në aktivitetin e radhës të muajit të Anton Çettës të shpallur nga kryeministri Hoti. Sot promovojmë një pjesë të konsiderueshëm të botimeve të profesorit. Duke u cilësuar si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar kam themeluar çmimin Anton Cetta dhe mirëpresim nominime deri me 24 dhjetor”, tha ajo.
Hysen Matoshi drejor i Institutit Albanogjik, tha kopleti i veprave të Çettës përmabn 13 vëllime e të cilat janë të njohura për lexuesin.
” Ky është projekt i një pune të gjatë e plotë sfida. Çeta me veprën e tij, pati qëllim të mbarë e fisnik. Ai i fliste të ardhmes të kaluarës sonë. Më këtë vëllim ai do t’i flas gjithë dijës sonë shqiptare”, tha ai
Leontina Gega Musa, shefe e degës së folklorit tha se vpera e Çettës është dëshmi e identiteti kulturorë.
” Ky vëllim është dëshmi e identitetit tonë kulturor.Ky vëllim është referencë e trashëgimisë tonë, traditës dhe dijës tonë në të kaluarën”, tha ajo.
Donika Çetta, vajza e Anton Cettes, u shpreh e lumtur për publikimin e vëllimit të veprave të babit të saj.
“Në këtë vit jubilar që shënon datë të rëndësishme na erdhi më ndryshe. Andaj ky muaj u kurorëzuar muaj i Anton Cettës dhe për këtë u jemi mirënjohës si familje e popull. Ky vëllim pasqyron jetën dhe veprën e tij. Dëshira dhe nevoja për përmbledhjen e plotë të shkrimeve të babit nga unë dhe motra u mirëprit nga instituti qysh para 8 vitesh. Vështirësi financiare kemi pasur po i kemi kaluar. Përmes këtij kompleti do të vazhdojmë ta kujtojmë punën dhe kontributin e tij.