Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se qytetarët përherë do të jenë mirënjohës ndaj figurës së tij, raporton Ekonomia Online.
“Qytetarët do të jenë përherë mirënjohës presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që kanë flijuar për pavarësi”, tha Hoti.