Në seancën e jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian, Avdullah Hoti në emër të GP LDK, tha se Qeveria që prej shtatorit nuk ka dërguar sinjale bindëse së janë të përkushtuar për të kryer obligimet, raporton Ekonomia Online.
“Vihet në theks sistemi gjyqësor, përmendet edhe dëbimi i 6 shtetasve turq, korrupsioni mbetet i hapur në shumë fusha dhe hetimi i rasteve mbetet i ndikuar nga politika. Në raport për lirinë e shprehjes nuk është bërë asnjë progres, nuk është treguar përkushtim as në transmetuesin publik, nuk është bërë asnjë zgjidhje mbetet i ndikuar nga politika”.
Ai bëri prapë thirrje për zgjedhje të parakohshme, që sipas tij koalicioni nuk ka mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar më tutje, raporton EO.