Hoti: Buxheti 2017 – i zhvillimit ekonomik dhe në pajtim me FMN-në

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 11:40 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti për vitin 2017, i cili kap shifrën prej mbi 2 miliardë eurove, do të jetë një buxhet i zhvillimit ekonomik, dhe është në pajtimin të plotë me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ai tha se sivjet ka pasur një rritje prej 4 për qind të ekonomisë, ndërsa vitin tjetër pritet që kjo përqindje të rritet, raporton Ekonomia Online.

“Shifrat 2 miliardë e një milionë janë konservative dhe nëse arrijmë të bëjmë progres në disa kapacitete si energjia, Trepça duke  shfrytëzuar ligjin për investime strategjike, atëherë kjo rritje ekonomike do të jetë më e lartë”, ka pohuar ai.

Ministri Hoti këto komente i bëri në Komisionin për Buxhet dhe Financa, në të cilin u shqyrtua dhe u miratua në parim Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Hoti më tej tha se ky Projektbuxhet bazohet në dokumentet strategjike që i ka të miratuara Qeveria dhe Kuvendi, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe dokumente të tjera.

“Parimet ku është bazuar ky buxhet janë sigurimi i projekteve në vijim, ruajtja e rezervës fiskale, rritja e shpenzimeve kapitale, dhe adresimi i plotë barrierave në formë konkurushmërie të bizneseve private”, u shpreh Hoti.

I pari i ministrit së Financave, tha se buxheti në përgjithësi është i orientuar në fushat që drejtpërsëdrejti ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

“Me këtë buxhet mendohet të bëhen investime si Implementimi i ligjit për sigurime shëndetësore, për pensione, investime në arsim, infrastrukturë, për investime kapitale në bujqësi, ofrimi i subvencioneve për kategori të veçanta, shërbime për agjendën integruese, shërbime për sektorin e sundimit të ligjit”, tha ai.

Pas një debati më mes të anëtarëve të Komisionit, në fund me 5 vota pro dhe tri kundër, Projektligji për Buxhetin u procedua për në Kuvend ku pritet të votohet në leximin e parë.

Kundër këtij buxheti votoi deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

15182337_1602752596406777_1959096267_o

Të ngjashme